Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do të plotësojë ligjin për kategoritë e luftës

Duke qenë se statusin e  veteranit e kanë fituar disa mijëra veta që nuk kanë qenë fare pjesë e luftës së UÇK-së, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, gjatë të procesit të verifikimit,  Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, do të shqyrtojë raportin e ekspertit për përgatitjen e dokumenteve për nismën ligjore, – projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Ende nuk dihet se cilat ndryshime janë paraparë të ndodhin me këtë nismë, megjithatë ndryshimi i ligjit për këto kategori do të ndodh për shkak të parregullsive me të cilat është ballafaquar tërë procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …