I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të premten se propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është rruga më e mirë për të çuar përpara marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve drejt një paqeje të qëndrueshme. Në një intervistë me programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, pas takimeve në Prishtinë dhe në Beograd zoti Escobar tha se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova të përmbushë detyrimin ligjor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se kjo çështje dhe propozimin franko-gjerman “nuk janë plotësisht të lidhur” më njera tjetrën. Zoti Escobar tha se fakti që Serbia nuk i ka vënë sanksione Moskës për agresionin e saj në Ukrainë e dëmton imazhin e saj. Pikë së pari bisedimet nuk janë ndërprere asnjëherë. Sfida ishte se dialogu u shndërrua në instrument të menaxhimit të krizave. Ne duam ta vëmë në nivelin strategjik dhe mendojmë se propozimi franko-gjerman është i mirë. Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht atë propozim dhe qëndrimi ynë është se duam ta bëjmë të funksionojë për të dyja vendet. Më fjalë të tjera duam që ai të funksionojë në atë mënyrë që të hap ardhmërinë evropiane për të dyja vendet, hap mundësitë për bashkëpunim më të gjerë jo vetëm me Evropën por rajonin dhe Shtetet e Bashkuara në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …