Ndërtimi i objekteve kolektive nga serbët në lagjet e shqiptarëve në veri të vendit po shihet si kolonizim dhe spastrim etnik

Demostat: Veriu i Kosovës pritet të ketë statusin e Belgjikës lindore e cila ka 9 komuna asamblenë, qeverinë dhe flamurin

Emisarët ndërkombëtarë pas vizitës së fundit që kanë zhvilluar në Prishtinë dhe në Beograd kanë ritheksuar fuqishëm se kërkojnë nga Kosova themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Nga institucionet e Kosovës ende s’ka pasur ndonjë propozim se si do të mund të dukej dhe themelohej Asociacioni, ndërkohë instituti gjerman Fridrih Ebert Shtiftung e ka hartuar një draft të cilin edhe pritet që ta bëjë publik në ditët në vijim. Një jë prej modeleve që po qarkullon në qarqet diplomatike si Paris e Bruksel është shembulli  i Belgjikës Lindore, i Ishujve Aland, Tirolit Jugor. Këto po trajtohen si modele kryesore  për zgjidhjen e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Demostat” shkruan se komuniteti gjerman folës në Belgjikë përfshin nëntë komuna, ka asamblenë, qeverinë dhe flamurin e vet. Përgjegjësitë që ajo vendos kanë të bëjnë me shëndetin dhe mbrojtjen sociale, arsimin, kulturën dhe trashëgiminë kulturore, formimin profesional, punësimin, median, turizmin, sportin, politikën lokale, si dhe financat.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …