Në Fortesë dhe Krushë të Madhe u përkujtuan dëshmorët e kombit Skënder Rexhepi nga Mrasori dhe Fitim Duraku

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, ishin në vendin ku ndodhi përballja me pritën armike mbi fshatin Fortesë dhe në Krushën e Madhe të Fitimit, për të përkujtuar me pietet dëshmorët e kombit Skënder Rexhepi nga Mrasori dhe Fitim Duraku, natën e 21 janarit të vitit 1999, në 24 – vjetorin e rënies së tyre. Me këtë rast kryetari Latifi tha se, bashkëluftëtarët Skender Rexhepi, Fitim Duraku, Mustafë Bajraktari dhe Xhavit Elshani, derisa po shkonin në Zonën Operative të Dukagjinit, me makinën e mbushur përplot me armë e municion, u ballafaquan me pusinë e ngritur kundër tyre mbi fshatin Fortesë. Aty u përjetësua Skenderi, plagë të rënda morën Fitimi, Xhaviti dhe Mustafa. Fitimi u mbijetoi plagëve deri më 4 prill 1999, ndërsa Mustafa dhe Xhaviti do të vazhdojnë luftën e më pas të shijojnë edhe frytet e lirisë, porse nuk jetojnë më fizikisht në mesin tonë. Shëmbëlltyra e tyre na shërben ne bashkëluftëtarëve dhe do t’ju shërbejë shumë gjeneratave pas nesh. Lufta dhe rënia e tyre janë dëshmi, se luftëtarët e UÇK-së e deshën lirinë më shumë se gjithçka tjetër në këtë botë. Rënia në krye të detyrës, duke hyrë thellë në territorin e pushtuar nga armiku, flet për gatishmërinë dhe guximin e tyre dhe kjo duhet vlerësuar lartë. Prandaj, do të kujtohen dhe nderohen për këtë sakrificë madhore. Veprat e dëshmorëve nuk vdesin kurrë, ato jetojnë midis nesh, sepse veprimtarët dhe luftëtarët si Fitimi dhe Skenderi, u angazhuan, luftuan dhe ranë për idealin e çlirimit dhe bashkimit kombëtar. Lavdi e përjetshme dëshmorëve Skënder Rexhepi e Fitim Duraku dhe të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …