Kryetari Nura në terren për të ju qëndruar afër të dëmtuarve nga përmbytjet

Ndërkohë që puna sot filloi para orarit zyrtar, një ditë pas asaj që nuk ishte mbajtur në mend për më shumë së 50 vite, me takimin e kryetarit Nura dhe nënkryetarit Lushtaku me drejtorët e Ekzekutivit, ku u formuan 11 komisione për të nisur procesin e vlerësimit të dëmeve, e që filluan pa humbur kohë këtë vlerësim, vizitat nisën tek familjet që ishin prekur nga vërshimet e jashtëzakonshme, duke u gjendur pranë tyre në këto momente të rënda. U vizituan fillimisht bizneset afariste në qytet, të cilat në masë të madhe janë dëmtuar. U vazhdua me fshatin Llaushë, ku gjendja dukej tepër e rëndë, e ku urat e lumit janë shkatërruar plotësisht. Edhe Tushila kishte fatin e njëjtë. Shtëpi të dëmtuara në shkallë të gjerë, bagëti të mbytura dhe tokat bujqësore të përmbytura, janë gjithçka ka mbetur prapa. Janë vizituar edhe fshatrat Kllodernicë, Klinë e Epërme dhe Kuqicë, të cilat janë prekur më së shumti. Shirat e rrëmbyeshëm të ditës së enjte, përveç dëmeve tashmë të ditura, kanë shkatërruar edhe urat, që ka vështirësuar edhe qarkullimin e qytetarëve. Megjithëkëtë, Komuna e Skenderajt, po bën të pamundurën që t’u dilet në ndihmë secilës familje të prekur nga kjo gjendje.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 6 persona, makinë dhe rrugë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, makinë dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 9 persona, makinë dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …