25 vite më parë, pas rezistencës së fuqishme, familja Jashari kishte zmbrapsur sulmin e armatosur të forcave serbe kundër saj

25 vite më parë, pas një rezistence të fuqishme, familja emblematike e kombit tonë, familja Jashari kishte zmbrapsur sulmin e armatosur të forcave serbe kundër kësaj familje. Sulmi i armatosur dhe i mirë organizuar, kishte nisur gjatë orëve të hershme të mëngjesit të 22 janarit, të vitit 1998. Këtij sulmi iu kundërpërgjigjen me një rezistencë të fuqishme të armatosur, i zoti i shtëpisë, Shaban Jashari me djalin Hamzën dhe nipa, mbesa dhe anëtarët tjerë të familjes. Atë natë kishte rastisur të mos gjendet në shtëpi, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Pas një rezistence të fuqishme për disa orë me radhë, forcat serbe detyrohen të zbrapsen të turpëruara ndonëse kishin epërsie të dukshme në armatim dhe pjesëtarëve të armatosur. Pas kësaj qëndrese të radhës të fuqishme të armatosur, kullat e Jasharëve në Prekaz, filluan të vizitohen nga qytetar të shumtë liridashës anekënd Kosovës dhe frymëzoheshin për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e udhëhequr nga komandanti i saj, Adem Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …