Duke folur për Ligjin e Pagave dhe mungesës së të dhënave se sa do të jetë koeficienti i pagës, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka vlerësuar se mungesa e transparencës për pagat tregon se ka ngecje në dialogun ndërmjet partnerëve ekonomik-social. “Është jo transparente dhe kjo tregon se dialogu ndërmjet partnerëve ekonomik-social ka ngecur dhe nuk ekziston, sepse këtu do duhej që të dialogohen dhe të publikohen, dhe të jepen vërejtje të mira apo të këqija. Përderisa kjo mbahet e mbyllur, dhe që tash po na del që kjo është anti-Kushtetues, mendojmë që Qeveria e vendit nuk duhet të marrë vendime për qytetarin pa votën e qytetarit. Ne nuk e kemi llogaritur sa duhet të jetë saktë, por assesi të ulen pagat” ka thënë kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …