Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar mbi mundësinë e dërgimit në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit të Pagave. Deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj ka paralajmëruar se nëse vlera e koeficientit do të jetë nën 130 euro, atëherë ky ligj do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. “Ajo që ne e kemi parë deri më tani, është që Qeveria nuk po dëshiron me tregua të vërtetën dhe i ka lënë në ankth afër 80 mijë shërbyes civil dhe është e pakuptimtë të miratohet ligji në Kuvend pa koeficient dhe të nënshkruhet nga presidentja dhe të mos e dimë vlerën e koeficientit” ka deklaruar ai për Ekonomia Online. “Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës e kemi bërë të qartë që vlera e koeficientit së paku të jetë 130 euro, dhe nëse nuk vjen deri te kjo shumë, atëherë ne mund ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Ne kërkojmë që mos të jetë më pak se 130 euro vlera e koeficientit, sepse nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi rritje të pagave siç kanë kërkuar edhe Sindikatat por edhe shërbyesit civil”, ka theksuar deputeti, Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …