leoni

Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka konstatuar se legjislativi në vitin 2022 është përballur me jotransparencë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD),, ka konstatuar se legjislativi në 2022-ën është përballur me jotransparencë. Naim Jakaj nga IKD, ka deklaruar për Ekonomia Online se 85 për qind të seancave nuk kanë përfunduar. Ai ka deklaruar për Ekonomia Online se “Kuvendin e karakterizon një atmosferë e polarizume ndërmjet grupeve parlamentare që përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi nuk ka transparencë të mjaftueshme, për arsye se mungon votimi elektronik, sot qytetarët e Kosovës edhe shoqëria civile nuk e dinë se cili është qëndrimi politik i një deputeti përmes votimit për një ligj të caktuar, ka seanca të papërfunduara me mbi 85 për qind, ka pika të rendit të ditës që janë shqyrtuar në dy apo tri seanca por nuk kanë arrit deri te votimi për shkak të mungesës së kuorumit, dhe ky kuorum nuk po plotësohet për shkak të opozitës por më shumë për arsye të mazhorancës, dhe kjo për neve është tepër shqetësuese” ka thënë mes tjerash, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …