Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kontatuar se Qeveria duhet të ju mundësojë Komunave Fond Emergjent

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Bordi i këtij asociacioni ka vizituar komunat e prekura nga vërshimet. Pasi kanë parë nga afër dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria duhet t’u mundësojë Komunave një Fond Emergjent. “Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – Kryetar, z.Imri Ahmeti – Nënkryetar, z.Bali Muharremaj – Anëtar dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv kanë vizituar sot Komunën e Skenderajit ku janë pritur nga Kryetari z.Faruk Nura. Kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Poashtu delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajit, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat tjera të cilat u prekën nga të reshurat e shiut” thuhet në komunikatën e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …