Djali i Heroit të Kosovës, Hamës Jashari, Bekimi së bashku me asamblist të Skenderajt, bashkëpunëtor, farefis e miq, ka përkujtuar betejën e 25 viteve më parë të familjes me forcat e Serbisë në Prekaz. Ai ka shkruar se 25 vite me parë, në mëngjesin e 22 janarit, pushtuesi serb në mënyrë tinëzare ia mësyu edhe një herë familjes tonë, me qëllim të arrestimit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, babushit Hamëzes dhe anëtarëve tjerë të familjes. “Rezistencën e bëri gjyshi me djemtë e ri të familjes, Fitimin 17 vjeçar, Besimin 16, Kushtrimin e Igballin 14 si dhe Blerimin 13 vjeçar. Babushi Hamëza nga shtëpia bashkë me gratë, vajzat dhe femijët tjerë, ku pas 45 minuta luftimesh, arritën që të zbrapsnin pushtuesin serb duke lënë të plagosur shumë polic serb. Duke ndihmuar babushin Hamëzen, mbetën të plagosura motra ime Selvetja e cila ra në betejën e marsit për të mos vdekur kurrë si dhe Iliriana, vajza e mixhës Rifat, e cila fatmirësisht jeton edhe sot, si dëshmitare e gjithë asaj që ndodhi atë ditë. Me të dëgjuar të shtënat, kthehet në shtëpi edhe Komandanti Legjendar Adem Jashari, i cili në mëngjesin e sulmit nuk kishte qenë në shtëpi. Pas këtij sulmi familja vazhdoj jetën duke pritur beteja të radhës, deri në rënien heroike të tyre. Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari, lavdi të gjithë të rënëve për Lirinë që sot po e gëzojmë” ka shkruar ish kryetari i komunës së Skenderajt, anëtari i familjes emblematike të kombit, Bekim Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …