Naim Ismajli: Venera Çerkini, tezakja e Vjosa Osmanit do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante

Naim Ismajli: Guxo për të kapur!

Pas kapjes së institucioneve me militantë partiakë, krerët e shtetit tani kanë filluar të rehatojnë familjarët e tyre në pozita të rëndësishme për të menaxhuar dhjetëra miliona euro. Venera Çerkini, tezakja e presidentes Vjosa Osmani, u emërua drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga ministri Faton Peci, bashkëpartiak me Osmanin në listën Guxo. Nga kjo pozitë, Venera Çerkini do të menaxhojë 68.9 milionë euro, të planifikuara për grante dhe subvencione për të gjithë fermerët e Kosovës.

Edhe pse gjatë procedurave të konkursit, familjarja e presidentes Osmani nuk u kualifikua as në listën e ngushtë nga vlerësuesit anglezë, ekspertë të pavarur të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, ajo u emërua në këtë pozitë të lartë nga Qeveria e Kosovës.

Ky emërim i tezakes së presidentes me kaq ngulm, edhe përkundër vlerësimit negativ të ekspertëve ndërkombëtarë, flet shumë për qëllimin e kapjes edhe të një institucioni të pavarur, por dhe për interesimin e presidentes Vjosa Osmani dhe të pushtetit aktual për të futur familjarët e tyre në menaxhimin e dhjetëra miliona eurove nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …