Sot, një delegacioni i gjerë i kryesuar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin e Komunës Sami Lushtaku, kryesuesen Adelina Spahiu, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtarë të komandantit legjendar Adem Jashari, anëtarët e Kuvendit Komunal, shoqatat e dala nga lufta dhe pjesëtarët e auto-klubeve, kanë bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari”, në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari, në përvjetorin e 25-të të sulmit të dytë mbi këtë familje emblematike shqiptare. Lavdi të rënëve të Familjes Jashari!