Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë dhe deputet i kësaj partie, Elmi Reçica dhe anëtari i kryesisë, Betim Gjoshi, po qëndrojnë në Lion të Francës, ku janë takuar me veprimtarë të ndryshëm që jetojnë e punojnë në këtë shtet, me qëllim për të nisur përgatitjet për formimin e Degës së PDK-së, në Francë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Reçica ka shkruar se me bashkatdhetarët ka bashkëbiseduar për sfidat dhe sukseset e arritura në fushat ku ata veprojnë si dhe për vazhdimësinë e proceseve të rëndësishme në të mirë të zhvillimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës”. Në Lion të Francës, ishte kënaqësi të jem në zyrën e veprimtarit dhe biznesmenit të suksesshëm, Ferat Bislimi, për të bashkëbiseduar me mërgimtarët tanë, veprimtarë e biznesmenë të dalluar, për sfidat dhe sukseset e arritura deri tani e për të vazhduar tutje, ka thënë Elmi Reçica.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …