Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka paralajmëruar serbët se priten ditë të vështira në të ardhmen e afërt

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka paralajmëruar serbët për ditë të vështira, pasi duke folur për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se na presin ditë të vështira. “Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiq për TV Pink. Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta”. Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen  seriozisht nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë, të cilat i kërkon në radhë të parë Amerika por edhe BE-ja dhe shumica e shteteve të Evropës

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …