Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, bijtë e bijat e familjeve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbajnë protestë kundër deklaratave pozitive dhe lavdëruese të kryeministrit Albin Kurti për politikanin e vrarë serb, Oliver Ivanoviq, me moton, “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”. Protesta është paraparë të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, dhe do të fillojë në orën 12.00. Në njoftim thuhet se protesta do të mbahet kundër përpjekjeve të Albin Kurtit për ta amnistuar të një kriminel lufte, i cili me bandat e tij ka vrarë civilë shqiptarë gjatë dhe pas luftës, veçmas në Mitrovicën e Veriut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …