Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, sot nga Brukseli informon ministrat e Jashtëm të BE-së, lidhur me ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd. Lajmin e ka konfirmuar në një konferencë për shtyp zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Ai nuk ka folur shumë rreth takimeve që Lajçaku ka pasur në Prishtinë dhe Beograd, duke thënë se për këtë ka folur vetë i dërguari i posaçëm pas përfundimit të takimeve në të dy kryeqytetet. Në vazhdimësi të vizitës që Lajçak pati, përfaqësuesi i lartë, Borrell, do t’i njoftojë ministrat për rezultatet e takimeve dhe për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut, ka thënë zëdhënësi i BE-së, duke paralajmëruar se gjatë ditës Borrell do të bëjë të ditur edhe më shumë hollësi të tjera rreth këtij procesi.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …