leoni

Mbledhja e parë e KK të Malishevës për vitin 2023 mbahet më 30.01.2023

Mbledhja e parë për vitin 2023, e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet më 30.01.2023, ditë e hëne, duke filluar në ora 09:45. Mbledhja mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës. Për këtë mbledhje është paraparë ky rend i ditës:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kuvendit për vitin 2022.

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport.

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komiteti për Barazi Gjinore.

  5. Shqyrtimi i Raportit të Shpenzimeve të varrimit për vitin 2022.

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme .

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Orarin e Punës së Subjekteve Afariste.

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Shërbime Publike.

  9. Formimi i komisionit për emërtimin e rrugëve.

  10. Formimi i komisionit për zgjedhjen e Bashkësive Lokale.

  11. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …