Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shfaqur një pretendim që ndërlidhet me Gjykatën Speciale. Ai ka ngritur alarmin se ish-prokurori i specializuar, Jack Smith, ka përdorur agjentë të rrejshëm të CIA-s kundër Hashim Thaçit, i akuzuar padrejtësisht për krime lufte. Në një postim të tij ai ka bërë të ditur se ka takuar me një gazetar në Tiranë, i cili ka prezantuar incizime të publikuara nga një sinjalizues nga Haga, të “dëshmitarëve” që i kanë tërhequr dëshmitë e tyre kundër Hashim Thacit, sepse Jack Smith përdori agjentë të rremë të CIA-s për ta manipuluar dëshminë e tyre”, ka shkruar Grenell. Sipas tij Smith e dinte se këta dëshmitarë janë të rrejshëm, madje shton se disponon edhe një audio për këtë. Audioja e rrjedhur është qysh nga tetori 2022 dhe ai sigurisht e dinte edhe më parë”, ka thënë mes tjerash, Riçard Grenell.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …