Një automjeti i Policisë së Kosovës është goditur nga një veturë në lëvizje duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë në Bistricë të Leposaviqit. Në këtë situatë policia thotë se për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre duke shtënë në ajër me armë zjarri. Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore është përpjekur ta ndalojë një veturë, “e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme, ndërsa ministri Sveçla, si gjithherë deri tani ka ripërsëritur se nuk do të tolerojë sulme të tilla, në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …