leoni

Dialogu Kosovë-Serbi

FAZ: Përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës e BE-së duan marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, por nuk ofrojnë perspektivë reale

Gazeta autoritative gjermane, Frankfurter Allgemaine Caitung,  shkruan se përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës dhe BE-së duan marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, por nuk ofrojnë perspektivë reale evropian dhe ngre  pyetjen  është nëse kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do mbrojnë kapitalin e tyre politik. Sipas kësaj gazete nuk ka shumë shanse që Perëndimi t’i japë fund mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, sepse ndërmjetësit në Prishtinë dhe Beograd po largohen pa rezultate konkrete. Kërcënimet për stabilitetin në Evropë po vijnë edhe për shkak të konfliktit të përjetshëm midis Serbisë e Kosovës,  i cili ka vite që rikthehet  në intervale të parregullta. Hera e fundit që u duk se një konflikt i përgjakshëm ishte afër rrezikshëm ishte dhjetori i vitit të kaluar. Gazetari Mihael Martens, autor i tekstit, kujton se propozimi franko-gjerman bazohet në një marrëveshje mes dy Gjermanive të gjysmë shekulli më parë. Sipas saj, siç thuhet, Serbia në fakt do ta pranonte Kosovën, ndonëse nuk do ta njihte në mënyrë eksplicite. Përveç detajeve të një marrëveshjeje të mundshme, grackat e së cilës nuk duhen nënvlerësuar, ishte në radhë të parë çështje parimore: A janë Serbia dhe Kosova të gatshme të pranojnë propozimin perëndimor si bazë të zgjidhjes, pyet  Martens.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …