Komuna e Studeniçanit gjatë këtyre ditëve po ballafaqohet me vështirësi në funksionimin normal, sepse nëpërmjet përmbaruesit ka një javë që e ka të bllokuar llogarinë rrjedhëse. “Tani komuna ka për obligim të paguaj ndaj SH.A. ELEM – Elektranat e Maqedonisë, shumën prej 7.000.000.00 denarë në emër të kinse borxheve të mëherëshme e që ish-kryetari Fati Iseni ka bërë një kontratë me shkrim ku e ka pranuar si borxh, por jo vetëm këtë shumë por i njëjti i ka detyruar edhe tre drejtorët e shkollave qëndrore në Komunën e Studeniçanit të nënshkruajnë kontratë që të tri shkollat marrin obligim për ti paguar të njëjtës shoqatë aksionare ELEM nga 3.500.000,00 denarë. Dhe gjithsej borxhi që ka komuna dhe tri shkollat fillore ndaj ELEM-it arrinë në 17.500.000,00 denarë. Shumën prej 7 milion përnjëherë nuk ka mundësi ta paguan komuna e as njëra nga shkollat nuk munden të paguajnë shumat nga 3,5 milion denarë”, informon shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit. Kryetari i Komunës së Studeniçanit ka kërkuar takim me udhëheqësinë e shoqatës aksionare Elem me qëllim që të bisedohet dhe të arrihet marrëveshje për të na dhënën mundësinë që “borxhin” të paguhet në këste mujore për një periudhë më të gjatë. Por deri më tani Komuna e Studeniçanit nuk ka marr asnjë përgjigje kthyese. “Kjo situatë po na shkakton shumë problem në punë të përditëshme dhe po na bënë të pamundëshëm që ti kryejmë shërbimet normale ndaj qytetarëve, gjithashtu edhe po na shkakton ç’rregullim në planin tonë vjetorë që kemi para qytetarëve. Por edhe kjo do të kaloj sepse kemi kaluar sfida edhe më të rënda se kjo, dhe do të vazhdojmë që të jemi në shërbim të qytetarëve tonë dhe të realizimit të programit që e kemi premtuar para qytetarëve të Komunës së Studeniçanit”, thuhet në komunikatën e Shërbimit për Inromim të Komunës së Studeniçanit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …