PDK-ja iu ka kundërpërgjigjur Vetëvendosjes pas videos së dytë, titulluar “çka ka, çka s’ka”. Ajo në analogji përgjigjet: “Çka ka Albini – kallëzon Martini”. Në këtë kundërpërgjigje thuhet se Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucionalë, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje! Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”, thuhet ndër tjerash në videon e PDK-së. Kjo parti politike në mënyrë kronologjike ka treguar fillimin e skandalit e deri në raportimet e fundit që e përfshijnë, Martin Berishajn në një skandal financiar, i cili në Kosovë është duke u hetuar edhe për shmangie të tatimit. Presidenca dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë refuzuar ta shkarkojnë atë përkundër kërkesës së vazhdueshme të opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …