Pas një takimi të krerëve të PSHDK-së me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin, për arsye të shumë reagimeve të ndryshme, LRD-ja vendosi të del me këtë komunikatë me qellim qe të sqaron opinionin. Në Kosovë, prej vitit 1996 veprojnë dy parti politike – demokristiane; që sot janë Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK) – me kryetar Ukë Berisha, dhe Lëvizja e Re Demokristiane (LRD) – me kryetar Dedë Abazi. Andaj, takimi i disa udhëheqësve të PSHDK-së me Kadri Veselin dhe Hajdar Beqen, nuk përfaqëson LRD-në.
Lëvizja e Re Demokristiane, respekton takimet zyrtare partiake të secilës parti, e në këtë rast edhe atë të PSHDK-së me PDK-në. Mirëpo njoftojmë aktivistët dhe simpatizantët e LRD-së, si dhe opinionin e gjerë në Kosovë, se LRD-ja nuk është takuar me asnjë përson zyrtar të PDK-së as të koalicionit qeverisës. Ne vlerësojmë se Kosova është ne një krizë të thellë politike dhe ekonomike, për këtë krizë fajtore është pikërisht PDK-ja që e drejton Kadri Veseli, me koalicionin qeverisës në Kosovës, me çasjen, rrugen dhe konceptin qeverisjes së keqe, mënyren e dialogut dhe marrëveshjet me Serbinë, demarkracionin e kufirit me Mal të Zi, kapjen e shtetit, korrupsionin dhe shumë të zeza që ja sjellen Kosovës në këto vitet e fundit. LRD-ja është parti opozitare, është në bashkpunim me subjektet opizitare dhe me çdo qytetarë i cili përpiqet për të miren e Kosovës, e angazhuar në perpjekje të përbashkta që sa ma parë ta largoj këtë qeverisje të keqe! Me vetdije politike dhe kombëtare, që sa ma shpejt që të largohet kjo Qeveri e koalicionit – aq ma shpejt largohet e keqja në këtë vend. Prishtinë, 31.05.2016 Lëvizja e Re Demokristiane.