Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë po merr dimensione të reja dhe të papritura si një aksion diplomatik i komunitetit ndërkombëtar, duke e margjinalizuar Qeverinë e Albin Kurtit. Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar brenda dy ditësh me të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën sikur janë Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania. Me përfaqësuesit e këtyre shteteve, Lajçak ka pranuar se ka diskutuar për procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe përkrahjen që ka marrë nga këto shtete, si kërkesë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta pranuar propozimin franko-gjerman. Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik, tha me këtë rast emisari i BE-së, Lajçak.