Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se nëse potencialisht kjo qeveri nuk pranon ta themelojë Asociacionin, atëherë mundësia që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme është proces i pashmangshëm politik. Por qeveria ka obligim kushtetues ta themelojë Asociacionin Ato janë përgjegjësi të cilat i kanë marrë zyrtarët e lartë të Qeverisë, pasi duhet t i zbatojë funksionet kushtetuese. Mbi bazën e votave Qeveria ka përgjegjësi, kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu duhet të jetë. Sipas profesorit, Enver Hasani nëse veriut të vendit i jepet autonomia dhe nëse themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pyetja e tij është se si mund të funksionojë Kosova në atë rast. Çështja është se si mund të funksionojë pushteti në Kosovës në krejt territorin shtetëror me një autonomi dhe një asociacion, apo të dyja së bashku me ato kompetenca juridiko-publike nga e drejta publike, ka thënë mes tjerash profesori, Enver Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …