Partia Socialiste e Shqipërisë, përmes sekretarit të përgjithshëm Damian Gjiknuri, njoftoi se sot do ta dorëzojë padinë në SPAK me provat e reja për të hetuar katër vrasjet e 21 janarit në Bulevard, pas kallëzimi të bërë nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Gjiknuri kërkoi nga SPAK që të zbulohet se kush fshiu serverët e pamjeve të kryeministrisë më 21 janar dhe se kush e pengoi prokurorinë të bënin arrestimet e grupit të zjarrit. Gjiknuri tha se PS i kërkon SPAK të zhvillojë hetime konkrete ndaj të kallëzuarve, se ‘pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në krye të gardës më 21 janar’. Duke iu referuar ngjarjes tragjike të 21 janarit, ne e kemi drejtuar gishtin nga Sali Berisha, dhe nuk ka qytetar që nuk e di që urdhëruesit e vërtetë ishin Sali Berisha dhe bashkëpunëtori i tij, Lulzim Basha. Drejtësia e re është treguar e pafuqishme për të hequr pluhurin e harresës.
Prova e re përmban fakte të reja. Rezulton qartë se janë dhënë urdhra për të shtëna ndaj personave të pafajshëm. Faktohet me audio se vrasjet janë kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është bërë me porosi për të dhe urdhrin e Sali Berishës. Nga deklarimet e bëra publike të kallëzuarit Sali Berisha tregohet se ai vet ka qenë në komunikim me Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin. Nuk kemi të bëjmë me një vrasje nga pakujdesia por një vrasjet të kryer me dashje. PS i kërkon SPAK të zhvillojë hetime konkrete ndaj të kallëzuarve. Pse Sali Berisha dhe Lulzim Basha ishin në krye të gardës më 21 janar. PS nuk është pushtet gjyqësor, për 12 vjet kemi mirëkuptuar këdo. Besuam të drejtësia e re, por nuk mund të vazhdojmë të mbajmë në kurriz hijen e zhgënjimit që mbajnë të vrarët e 21 janarit. Duhet vepruar tani. Çdo ditë e humbur është vonë. Do e kallëzojmë sot në SPAK. tha Damian Gjiknuri.