I pari i Vatikanit, Papa Françesku kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin, duke thënë se Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë. Ai u bëri thirrje peshkopëve katolikë që i mbështesin ligjet, t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë. Të jesh homoseksual nuk është krim, tha Papa Françesku gjatë një interviste të martën për Associated Press. Papa pranoi se peshkopët katolikë në disa pjesë të botës mbështesin ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin ose diskriminojnë komunitetin LGBTQ. Sipas organizatës The Human Dignity Trust, e cila punon për t’u dhënë fund ligjeve që diskriminojnë komunitetin LGBTQ, rreth 67 vende ose juridiksione në mbarë botën kriminalizojnë homoseksualitetin, 11 prej të cilave mund të vendosin dënimin me vdekje. Vatikani për herë të parë pranon homoseksualitetin si dukuri të “natyrshme”. Papa nuk ka treguar se a u lejohet homoseksualitet edhe priftërinjve, edhe pse dihet se në Bibël kjo dukuri devijonte e disa qenieve njerëzore dënohet dhe quhet sodomiste. (ReL)
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …