Komuna e Malishevës shpalli më të mirët në kulturë, rini dhe sport për vitin 2022

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot ka mbajtur ceremoninë e shpalljes dhe ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2022 në kulturë, rini dhe sport. Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, të cilët edhe i kanë përgëzuar më të mirët e vitit. “Është nderë dhe respekt, që sot po i ndajmë këto çmime për rezultatet e treguara në kulturë, rini dhe sport, gjatë vitit 2022. Ishte vit i rezultateve të mira dhe jam shumë i sigurt se gjatë këtij viti do të arrini edhe më shumë rezultate në të gjitha nivelet dhe besoj fuqishëm se do të na përfaqësoni denjësisht. Kjo ju bën të jeni “Ambasador të Kosovës” dhe neve na bëni të ndihemi krenar”, ka thënë mes tjerash i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në hapje të ceremonisë. Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, duke ju drejtuar më të mirëve të vitit, në kulturë, rini dhe sport, ju shprehi mirënjohje për të gjitha të arriturat, brenda komunës, në nivel vendi dhe duke na përfaqësuar edhe në arenën ndërkombëtare. “Ju jemi mirënjohës për angazhimin tuaj gjatë vitit 2022 dhe me këtë dinamikë, do të vazhdojmë edhe në vitin 2023”, tha drejtori Shala. Komisioni i formuar nga DKRS, pas shqyrtimit të aplikacioneve nga shpallja publike, për më të mirët, ka vendosur si më poshtë: Në sport, bazuar në rezultatet e arritura, sportist i vitit në Malishevë, është shpallur atleti Enis Bytyçi, kampion ballkanik, pjesëmarrës në kampionatin evropian të atletikës dhe në shumë gara tjera në nivel të Ballkanit, me katër rekorde shtetërore, me 12 medalje të arta, 4 të argjendta dhe laureat i vitit nga Federata e Atletikës e Kosovës. Klubi i vitit KA “Malisheva” dhe trajner i vitit, Adrian Mazreku, trajner i klubit të atletikës “Malisheva”. Për përfaqësim të denjë në garat ndërkombëtare, janë ndarë çmime për Klubin e Futbollit të Femrave -KFF “Malisheva”, për atletin Olti Bytyçi dhe notarin Alush Telaku. Talent të rinj janë shpallur: futbollisti Besnik Morina,  volejbollistja Laureta Begaj dhe futbollistja Vlera Krasniqi. Dhjetë sportistët më të mirë për vitin 2022, janë: Enis Bytyçi-atlet, Alush Telaku-notar, Diellza Krasniqi-futbolliste, Drilon Hazrolli-futbollist, Blerina Begaj-volejbolliste, Fortesa Berisha-futbolliste, Ilirjeta Gashi-hendbolliste, Erblin Bytyçi-taekwondo, Halime Krasniqi-futbolliste dhe Ilir Rexha-futbollist. Në kulturë, OJQ më aktive është shpallur Shoqata për Kulturë dhe Letërsi “Tafil Kelmendi”, në muzikë, dueti Sali e Feriz Krasniqi, në letërsi, shkrimtari Mehdi Krasniqi, cili gjatë vitit 2022 ka fituar një çmim vendor dhe tri çmime ndërkombëtare në fushën e  letërsisë. Piktori i vitit është shpallur Arijon Krasniqi. Lexues më të rregullt në Bibliotekën e qytetit “Sylë Kryeziu”, janë shpallur Erion Kastrati, Mirona Shala dhe Sanije Desku. Në fushën e trashëgimisë kulturore, për kontribut në pasurimin e muzeut të qytetit “Jahir Mazreku”, është nderuar me mirënjohje Halil Zoagj. Në fushën e rinisë, më të mirët për vitin 2022 janë shpallur, si vijon: Organizata më aktive rinore, është shpallur  Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, vullnetar i vitit 2022 është shpallur Endrit Mazreku dhe aktiviteti më i mirë në vitin 2022, është shpallur festivali “Mal Fest”. Po ashtu janë ndarë mirënjohje për pesëmbëdhjetë OJQ, klube sportive, rinore, sportive, aktivist në këto fusha, shkrimtar, poet, sportist dhe të tjerë.

Mund të jetë një imazh i 16 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …