Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve stopohet nga Ambasada Amerikane

Ambasada amerikane në Kosovë konfirmoi se tashmë ka shpërndarë disa ftesa për të marrë pjesë në diskutime lidhur me AKS-në

Pas deklaratës së emisarit special amerikan, Gabriel Escobar, se në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”, ambasada e SHBA-së konfirmoi se tashmë ka shpërndarë disa ftesa për grupe të ndryshme të shoqërisë për të diskutuar mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ende s’është bërë publike lista e plotë me emrat e të ftuarve, por dihet se në takimin e 31 janarit do të jenë të pranishëm liderët e shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Vetëvendosja nuk i ka numrat e nevojshëm për votimin e kryekuvendarit të ri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se partia Vetëvendosje nuk i ka numrat e nevojshëm …