Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale kundër kryetarit OVL-UÇK-së, Hysni Gucati

Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues nxori udhëzimet lidhur me paraqitjen e provave kundër katër krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se  Trupi Gjykues II nxori udhëzimet lidhur me paraqitjen e provave dhe kryerjen e procedurave në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili është paraparë të fillojë më 1 mars të këtij viti.  Në vendim gjenden udhëzimet lidhur me gjuhën e punës, kontaktin me media, sjelljen drejtuar trupit gjykues dhe palëve, zbulimin e provave, redaktimet, pjesëmarrjen e viktimave, njoftimin e mbrojtjes, prezantimin dhe pranimin e provave, dëshmitarët dhe marrjen e tyre në pyetje etj. Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku ata  ngarkohen për krime lufte. Ndërkohë gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe Prokuroria ishte urdhëruar të bënte ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …