Nuk kisha ndermend te merresha me Sali Ram Berishen dhe as me deklaratat e tij por po shof qe po e ben çorbë gjithë median dhe publikun shqiptar, e në të njejten kohë po mundohet të hedhë baltë.
Edhe në shtator të vitit të kaluar 2021 në një emision të drejtuar nga njëfarë Peka, emrit tim ju kushtua më shumë se 40 perqind e emisionit, duke sjellë një gazetar nga Kosova i quajtur Milaim Zeka, duke shpifur në mënyrën më të ulët pa asnjë etike njerezore, e aq më pak etikë gazetarie.
Desha të reagoj qe ateherë, pasi shumë miq të mi por edhe të Sali Berishes me thanë e ka nxit Saliu dhe ndonjë tjetër. Unë desha vetem t’i tregoj Milaimit dhe Saliut se Ali Ibër Neza një nga Themeluesit e Lidhjes së Prizrenit dhe zv.komandant i heroit Sylejman Vokshi, është xhaxhai i gjyshit tim.
Ali Ibra ka dy buste në nderim të figurës së tij; një në Gjakovë, ku në inagurim ka qenë edhe Saliu, dhe tjetrin në Tropojë, ku është edhe vendlindja e Saliut, por këtu nuk mori pjesë Saliu, për arsye qe ai i di vetë.
Babai im, Bajram Neza, që Saliu e kishte një nga miqtë më të afërt ka qenë një nga drejtuesit e Tropojes nga fillimi i viteve 70’ deri në 1987. Diku në 1983-’84 UDB-ja beri perpjekje per ta vrarë pikërisht për patriotizmin dhe dashurinë që kishte për Kosoven, të cilën nuk rrinte pa e përmend në çdo aktivitet.
Ndërsa unë, Agron Bajram Neza, i akuzuari nga Milaimi dhe Berisha kam punuar në vitet 1991-1992 në Drejtorinë e Zbulimit Shqiptar, në sektorin e Kosovës duke dhënë kontributin tim për çështjen e Kosovës. Njerëzit që kanë punuar me mua si në Shqipëri dhe në Kosove në ato vite, e dinë.
Tani po kthehem te ngjarjet e këtyre ditëve ku Sali Ram Berisha me çfarë flet, po me nxjerr që jam James Bondi shqiptar qe nuk paskam lënë gje pa bërë. Saliu është një shpifës ordiner që per interesat e tij politike dhe personale eshte gati të shpife mbi gjithshka dhe te shkojë edhe meëë tej shpifjes nëse mundet. Ai ka rekorde të errëta në lëmin e shpifjes.
Po sqaroj gazetarët, opinionistët, analistët dhe shqiptarët tanë të dashur kudo që janë (dhe ky do të jetë reagimi im i fundit) se:
Me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, jam prezantuar diku në vjeshtën e vitit 2017, nepermjet mikut tim Charles Mcgonigal ish- Drejtor i Zyres së Kundërspiunazhit të FBI-se për NY, në Zyrën e Kryeministrit, takim që zgjati ndoshta më pak se dy minuta.
Pas ketij takimi jam takuar dhe disa here te tjera dhe në keto takime ka patur edhe njerez të tjerë. Nuk mund të them qe KM i Shqiperise eshte miku im e as une miku i tij perveçse një i njohur. Asnjehere me kryeministrin Rama nuk kam biseduar çështje biznesi dhe as parash e gjithashtu mund të them të njëjtën gjë edhe për stafin e tij me të cilet mund të njifem, sic njoh dhe kam miq edhe të PD, PR, PSD, PL e të tjera parti në Shqipëri.
Berisha shpif se parate qe i kam dhënë mikut tim Charles McGonigal janë para të KM Edi Rama apo njerëzve te tij. Kjo kategorisht NUK ESHTE E VERTETE.
Jam i bindur që KM Rama çeshtjen e dhenkes se parave e ka mesuar nga shtypi në të njëjtën kohë që e ka mesuar dhe Sali Berisha dhe çdokush tjeter. Këtu perfundon çeshtja në lidhje me paratë që unë i kam dhënë Charles McGonigal.
Shpresoj qe z.Rama të marrë avokat nëse, nuk e ka marrë akoma, dhe t’i drejtohet Gjykates për shpifje.
E kam konsideruar ta bëj dhe vetë nje gje te tillë ndaj Sali Berishes, por fakti qe ai eshte Tropojan e une Tropojan po më pengon. Megjithëse Saliu nuk ka ujë në sy në ketë aspekt. Historite e Tropojes janë shume të hidhura, fatkeqësisht.
Dhënien e atyre parave nga unë te Charles McGonigal e kam nje çeshtje personale, paratë janë dhene nga une per të m’u kthyer dhe nuk kanë të bejnë me asnje biznes apo aferë siç i interpreton Sali Ram Berisha me qëllim super dashakeq e djallzor për interesat e tij, qe ai i di mirë.
Besoj kjo eshte e mjaftueshme dhe do ishte mire qe analiste, opinionista apo gazetaret ne Shqiperi pa marre parasysh nese i perkasin apo jo ndonje partie te mos nxitohen me konkluzione e te mos shprehen para kohe; të mos shpifin apo intrigojne per hir te dikujt dhe as per te rritur numrin e klikimeve, shikuesve apo lexuesve, sepse detyra juaj eshte te pasqyroni realitetin, i mire apo i hidhur qofte ai. Nëse nuk beni ketë, nuk do keni ndonje vlerë.
Unë i kam ndjekur lajmet e ketyre diteve dhe shumë prej njerezve të medias jane me kembe ne toke dhe mend ne kokë, pa emocione dhe tendenca. I falenderoj.
Në fund, dëshiroj të permend se ashtu siç thotë edhe i nderuari ish– Presidenti z.Ilir Meta, ta marim këtë cështje “me qetësi dhe dashuri”. Çdo gjë tjetër që mund të flitet apo shkruhet në lidhje me dhënien e parave nga unë Agron Neza, tek Mr.Charles McGonigal, është thjesht trillim.
Agron Neza
New Jersey, 25 Janar 2023 (Dita)