Ish i dërguari special i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolfgang Petriq e konsideron të besueshme kthesën e mundshme të Serbisë në politikën e saj ndaj Kosovës dhe thotë se tani i takon Kosovës të përmbushë obligimet e zotimet e veta. Po përgatitet një hap që është shumë i vështirë për palën serbe, shtoi Petriq në një deklaratë për agjencinë APA. Ai saktësoi se kryetari serb Aleksandar Vuçiq e ka të qartë se duhet të veprojë dhe në të njëjtën kohë është rritur presioni ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Petriq shprehet optimist se me planin e ri franko-gjerman është arritur një pikë nga e cila do të lëvizë diçka. “Edhe një herë, doli se përparimi është i mundur vetëm kur evropianët dhe amerikanët tërhiqen në të njëjtën anë të litarit,” shtoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …