Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, për financimin e projektit të zgjerimit të shtratit të Lumit “Klina”, ndërmjet kryetarit Nura dhe ministrit Damka
Është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit, për financimin e projektit të zgjerimit të shtratit të Lumit “Klina”, ndërmjet kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka. Sipas marrëveshjes, do të zhvillohet projekti për zgjerimin e shtratit në të dy anët e lumit, nga fshati Klinë e Poshtme, për të vazhduar deri në Kuqicë, prej nga rrjedh lumi.