Sot është mbajt mbledhja e I- rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesin, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së dhe zyrtarë tjerë, në këtë mbledhje u diskutuan këtë pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2023;
-
Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit si dhe mbledhjeve të KPF- së për vitin 2023;
-
Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit;
-
Shqyrtimi i Raportit të Kryetarit të Komunës për vitin 2022;
-
Shqyrtimi i Raportit financiar të Ndërmarrjes Publike “Higjiena“ për vitin 2021;
-
Shqyrtimi i Draft – Rregullores për ndarjen e bursave për studentë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Komisionit për ndarjen e bursave, për rritjen e buxhetit për bursa të studentëve;
-
Marrja e vendimit për kryerjen e obligimeve ndaj Marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural ( OZHR ) ” Mëshqerra” – Prishtinë, participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 39,600,00€ , për kontingjentin e dytë;
-
Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për hapjen e rrugës së re në Deçan dhe
-
Të ndryshme.