Komiteti për Politikë dhe Financa në Ferizaj mbajti takimin e parë të këtij vitit

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtaret e Komitetit për Politikë dhe Financa, kanë mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti. Në këtë ,mbledhje ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në këtë mbledhje është diskutuar që të caktohen dy anëtarë nga Kuvendi i Komunës për komision për ndarjen e bursave për studentë për vitin shkollor 2022-2023, këtë propozim e bëri drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani. Po ashtu u propozua edhe formimi i Komisionit për Hartimin e Planit të Punës të Kuvendit të Komunës së Ferizajt për Vitin 2023, si dhe propozim – vendimi për nominimin e anëtarëve përzgjedhës për Komitetin Konsultativ për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm. Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë edhe propozimin për plotësim ndryshimin e vendimit 01.Nr. 89 të datës 30.05.2022. E nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami para anëtarëve të KPF-së ka bërë edhe propozimin për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë për vitin 2023. Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Arben Halili, ka bërë propozimin për daljen në konsultim me publikun të  Projekt Planit të Komunës për Menaxhimin e Mbeturinave 2023-2027. Në këtë mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli ka bërë propozim – vendimin për këmbimin e pjesëve të ngastrave kadastrale; 633-2, 630-0 Z.K. Bablak, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 475-0 Z.K. Babush i Ri, pronë e Komunës së Ferizajt si dhe propozim – vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesëve të ngastrave kadastrale 228-2 dhe 232-2 Z.K. Prelez i Muhaxherëve. Drejtori i Urbanizimit Arbër Bytyqi, ka bërë propozim – vendimin për plotësim e Vendimit 01.Nr. 160, hapjen e shqyrtimit publik për Draft – projektin  e Hartës Zonale të Komunës së Ferizajt 2022-2030 si dhe propozim – vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër për vendosje të kioskave, pjesët e ngastrave kadastrale 1745-1, 1743-0, 708-1, 1876-0, 2816-1, 2787-3, 2025-0, 2160-0, 2806-0, 2136-2, 2809-1, 2501-0, 2527-2 Z.K. Ferizaj. Të gjitha këto pika të rendit të ditës pritet të marrin dritën jeshile në mbledhjen e Kuvendit të Komunës që do të mbahet me datën 31 janar të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …