Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, në një konferencë shtypi është cituar të ketë deklaruar se qytetarët e vendeve anëtare të NATO-s duhet të kuptojnë se Aleanca është plotësisht e përfshirë në luftën e Rusisë në Ukrainë dhe kjo përballje po rritet nga dita në ditë, Zonja Zaharova, vuri në dukje se Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbok, duke folur në Këshillin e Evropës, foli troç e qartë kur tha se ata po bënin një luftë kundër Rusisë. Përfshirja e drejtpërdrejtë e Uashingtonit në drejtimin e ushtrisë ukrainase u njoh edhe nga presidenti amerikan Biden. Në fakt, ai njoftoi se në pranverë, do të pasojë një kundërsulm i ushtrisë ukrainase. Pra, kush i merr vendimet në rrugën Bankovaja? Ne e kuptojmë që nuk është Vladimir Zelensky, megjithëse ai pretendon se është vendimmarrësi, tha mes tjerash zëdhënësja Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …