Pas një sëmundje të rëndë e të gjatë ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeqare Merita Mehmetaj, bashkëluftëtarja e fejuara e Heroit Adrian Krasniqi.
Për lajmin për ndarjen nga jeta ka shkruar veprimtarja Fiknete Mazrekaj. Ajo ndër të tjera ka shkruar: “Me dhembje pranova lajmin për ndarjen nga jeta e shoqes sonë, motres sonë dhe luftetares së lirisë, ish të fejuares së Adrian Krasniqit Heroit të Atdheut.
Vërtetë është humbje për familjen, shoqërinë dhe për të gjithë njerzit që e njohën, por një gjë e di se Merita do të mungon vetëm fizikisht tek ne, sepse shpirti saj i madh dhe kontributi ndaj atdheut do të mbetet i pa shlyer në zemrat tona dhe vendin tonë.
Lamtumirë Merita ju bashkove shokëve Heronjë të rënë për liri, dhe dashurisë tënde që kurrë nuk pushove së dashuruari, Heroit „Adrian Krasniqit „
*Do të kujtojmë deri sa të ekzistojmë.
Varrimi i trupit të Merita Mehmetajt do të bëhet sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Dubovë e Madhe.