Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëfarë forme është pajtuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai është pajtuar pas darkës së vonë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. në Prishtinë në fillim të javës, Albin Kurti nuk duhet të bëjë lojëra të dyfishta. E patë që z. Lajçak, pas darkës, tha se jemi pajtuar për të gjitha marrëveshjet, ku përfshihet Asociacioni dhe pastaj kemi një deklaratë krejt të kundër të kryeministrit”, ka saktësuar Lekaj. Duke folur për Asociacionin, Lekaj ka deklaruar se SHBA nuk pranon një model që e bënë jofunksionale Kosovën. Nuk mendoj që SHBA e pranon një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe që e bënë jofunksional shtetin e Kosovës. Ne Aleanca nuk i themi po një asociacioni me kompetenca ekzekutive, pavarësisht nga vije”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …