Në mes të dilemës të shkruaj apo të heshti para këtij realiteti më të cilin po përballët sot Kosova, triumfoi bindja ime kryeneçe; se në qoftëse nuk mund të ndreqësh gjë t‘paktën mos heshtë. Mos heshtë për hirë të gjakut që është derdhur për lirinë e këtij vendi që çdo pëllëmbë e ka të larë me gjak. Mos heshtë për hirë të fëmijëve të vrarë e atyre që u rritën jetim,për ato nëna e motra që u dhunuan e masakruan t‘mërrësisht. Mos heshtë për hirë të së vërtetës e cila nuk duhët lejuar të tjetërsohët prej askujt kur kihet parasyëshë se një ditë do të na gjykoi historia. .
U mbushën njëzët e katër vite që Kosova u çlirua prej një pushtimi të egër e barbar siç ishte ai serb. Kosova fillojë rindertimin përmës dhimbjës dilemave dhe sakrificës por e bindur u se një Shtet i Ri do të krijohët në qendër të Gadishullit Ilirik prej ku u shkëput padrejtësisht. Vetëm lufta titanike e bijëve të këtij trolli e udhëhequr nën emblemën e UÇK-ës dhe Komandantit Legender Adem Jashari arritën të realizohejnë ëndërrën tonë shekullore.
Por,askush nuk .do ta mendonte se pikërisht njëzetë e katër vite pas përfundimit të asaj lufte fëmijët e Dëshmorëve të Kombit do të ngrihëshin në një protestë në mbrojtje të luftës së baballarëve të tyre. Nuk di a mund të ketë diçka më të vështirë se sa ti detyrosh ata ta mbysin dhëmbjën e heshtur e dalin në rrugë për të kërkuar nga Kryeministri që t‘mos e nëpërkembë dinjitetin e tyre. Një rast të tillë nuk kam arritë ta lexojë e as ta degjojë në historitë e luftërave të zhvilluara nëpër kohë në Evropë e më gjêrë. Prandaj është koha ti thërrasësh ndërgjegjies „zotëri“ Kryeministër që t‘mos luash me ndjenjat e tyre. Nuk ta pat me borgj as Azem Kurtaj biri i një dëshmori që Ti paturpësisht e ngrite zërin shumë ashpër kundër veprimit të tij duke urdhëruar gjyqtarët ti japin një denim maksimal. Pikërisht ky qendrim i juaj më riktheu në vitet e tëtëdhjeta të shekullit që lamë pas,atëherë kur shqipfolësit e Kosovës që vepronin nën tutelën e sigurimit shtetëror të UDB-ës ipnin urdhëra të tillë duke kërkuar denime maksimale kundër rinisë shqiptare e cila luftonte për Kosovën Republikë. Shpeshë herë jam përpjekur ta kuptojë logjikën e një pjese të njerëzve që i kam degjuar duke thënë: po çka lypi ai që shkoj andej? Mjerishtë një logjikë e tillë e gabuar na solli në këtë gjendje që shqiptarët gradualisht të largohën edhe nga shtëpitë e tyre. Ashtu siç nuk mund ta kuptoj as mashtrimin e një pjese të qeveritarëve që e kanë të mbushur gojën më sovranitët për atë zonë në të cilën me 23 janar u sulmua policia e Shtetit e cila në vetëmbrojtje u detyrua të gjuaj më armë në ajr ashtu siç veproi ditë më parë edhe ushtari i FSK Azem Kurtaj.
Veprimet e padrejta të kesaj qeverie kundër UÇK-së, shpërfaqën kohë pas kohe në forma të ndryshme. Në këtë shkrim jam përpjekur ti veçojë disa prej tyre ndonëse për një pjesë të madhe tê lexuësve nuk janë te panjohura. Më pësëmbëdhjetë janar në ditën kur po rikujtohej masakra e Reçakut Presidentja e shtetit dhe Kryeministri nuk gjetën hapsirë që në në fjalimin e tyre te shruajnë qoftë edhe një fjalë për luftën e UÇK-ës pa pjestarët e secilës ajo masakër nuk do të merrte përmasa botërore. Shkolla e tyre me stilin e mirfillët të një mësimi komunisto – jugosllav i çoi deri atje sa ai të arrijnë t‘ia ndalojnë fjalimin Komandanti të asaj Zone i cili do të shpaloste luftën dhe qendresën e pjestarëve te UÇK-ës gjatë asaj ditë. Por, në ndërkohë kryeprotagonisti i asaj dite W.Wolker gjatë një debati televiziv deklaron: „Guximi i pabësuëshëm i forcave të Ukrainës ma kujton mjaf shumë UÇK-ën „ . Se veprimet e Kryeministrit sa vijnë e shpërfaqën duke nxjerrë në pahë fytyrën e tij të vërtetë e deshmojë edhe fjalët e tij në videomesazhi e fundit përmës të cilit i thurte lavde kriminelit serb Oliver Ivanoviq,duke shpresuar se populli e ka harruar fjalimin e tij të mëhërshëm kundër Ivanoviqi. Në mes të tjerash në atë fjalimin Kurti theksonte: „ Oliver Ivanoviqi i ka krijuar „Rojet e Urës“ me rujt aty. Njëmbëdhjetëmijë e treqind e gjashtëdhjetë e katër shqiptarë janë debuar nga veriu i Mitrovicës, vetëm gjatë muajit shkurt dymijë. Në natën në mes 3 dhe 4 shkurtit i kanë vra 11 shqiptar çito rojet, çaj Oliver Ivanoviqi se Oliver Ivanoviqi është kriminel luftë“ . Duke i harruar këto fjalė „zotëriu“ Kryeministër në videomesazhin e tij po përpiqej ta shfajsonte aq shumë saqe për momentin ma kujtoj një vjershë në një kohë të largët në ish Jugosllavi kur i thurëshin lavde vëllazërim-bashkimit e Titos . E ai vazhdonte ta ngriste aq lartë në piedestal duke e harruar faktin se Gjykata e UNMIK-ut për krimet e bëra kundër shqiptarëve e kishte deniar me nëntë vite burgim. Ndërsa po i veçojë këto veprime anti UÇK të Kryeministrit mu rikthy ne kujtesë një fjalim i tij në Parlamentin e Kosovës një pjesë prej të cilit e shkëputa dhe po e citoj: „ Serbët kanë bo shumë krime,por krimet ma monstruoze i kanë bo shqiptarët,korrjen dhe trafikimin e organëve. Më t‘vërtetë për nga sasia do thuhët serbët kanë bo më shumë krime, ama krimet ma monstruoze i kanë bo shqiptarët“ . Deklarimi i tij skandaloz më vinte sikur po e degjoja në Parlamentin e Serbisë në Beograd. Dorën në zemër një propagandë e tillë antishqiptare në Tempullin e Shtetit të Kosovës nuk do koment. Vetëm një çmenduri antikombëtare e adresuar nga shërbimet serbe mund të prodhojë shpifje dhe propagandë të tillë. Nuk arrijë ta kuptoj këtë far Kryeministri ku e mori këtë mësim që akuzon e shpifë kundër çlirimtarëve të vendit e në anën tjetër i rahabiliton dhe u thurë lavde kriminelëve. Ku po ti shpie mushka drut o „ Zotëri“ ? Mos luaj me ndjenjat e çlirimtarëve dhe. të fëmijëve të Deshmorëve të Kombit se mallkimi i gjakut të tyre do të përcjellë tër jetën.Sado që aroma e kolltukut në të cilin je ulë të ka dehë shumë , ta ka mjegullu gjykimin e verbu shikimin kurrë mos harro se lufta e UÇK-ës është e shënjtë ajo i ka dhënë këtij vendi vulën e lirisë.