leoni

Bozgad: Kur ka veprim kundër Teuratit, Biblës, ligji vepron, kur ka sulm ndaj myslimanëve ligji dhe shteti heshtin

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Bekir Bozdağ tha se “Kur ka veprim kundër Teuratit, Biblës ligji ngrihet në këmbë, kur ka sulm ndaj muslimanëve ligji dhe shteti heshtin. Kjo është një situatë e papranueshme”, raporton Agjencia Anadolu. Në një fjalim të mbajtur në Universitetin “Haxhı Bektasj Veli” në qytetin Nevshehir me rastin e 28 janarit – Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave nga Institucioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Bozdağ theksoi se sulmet e kryera ndaj Kuranit janë të papranueshme. Kryeprokurori suedeze thotë se Nuk pashë asgjë të nevojshme për të hetuar dhe mbyll dosjen. Unë si ministër drejtësie i Turqisë nga këtu pyes ministrin suedez të drejtësisë, qeverinë dhe prokurorët që kanë për detyrë të zbatojnë ligjet. A ne i bëmë ligjet tuaja, ne i miratuam ato në parlamentin tonë? I keni bërë ju vet dhe janë miratuar në parlamentin tuaj. Atëherë nëse ligjet e miratuara në parlamentin tuaj e thonë hapur se ‘mund të zbatohet dënim me burg deri në 2 vjet për veprime thjeshta dhe deri në 4 vite nëse është e rëndë‘, si ka mundësi që prokurori suedez të thotë se unë nuk e shoh të vlefshme për hetim, këtu nuk ka asnjë krim. Injorimi, lejimi dhe mbrojtja e autorit të një sulmi të neveritshëm kundër një libri të cilin e besojnë miliarda myslimanë dhe i cili konsiderohet i shenjtë, do të thotë se Suedia shkel qëllimisht ligjet e veta”, tha Bozdağ.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …