leoni

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Edi Rama: Ballkani perëndimor ka një pozicion më të vlerësuar dhe po punohet shumë që të mos jetë vatër konfliktesh

Në një intervistë për mediet në Mal të Zi, kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se bota po jeton në kohë të vështira, por përtej kësaj, është shprehur optimist sepse thotë se ka lajme të rëndësishme. Ballkani perëndimor ka një pozicion në arenën ndërkombëtare më të vlerësuar, duke theksuar se po punohet shumë fortë që ky rajon të mos jetë një vatër konfliktesh. Nuk do të jetë kurrë e lehtë dhe nuk pres që të bëhet më e lehtë. Mendoj se të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se do të bëhet më e vështirë, sepse gjërat po ndërlikohen gjithnjë e më shumë në çdo front. Duhet të punojmë me zell, të përpiqemi të punojmë edhe më shumë, të mos humbasim besimin, jo për të vazhduar prej nga erdhëm. Ballkani Perëndimor nuk ka qenë kurrë në pozicion luftarak”, tha Rama. Rama foli edhe për problemin e Kosovës, marrëveshjen e propozuar franko-gjermane mes Beogradit dhe Prishtinës si edhe marrëdhënien e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, po ecën, ngadalë, por po bën përparim. E ndoqa deklaratën e fundit të presidentit Vuçiç nga Davos dhe mendoj se ishte mjaft e respektueshme duke pasur parasysh mënyrën se si ai shprehu nevojën për të ecur përpara. Sigurisht, në mënyrën e tij karakteristike shumë të veçantë të komunikimit, por tregoi respekt, ka thënë mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …