Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë për mediet se beson që propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë dhe është i gatshëm të bisedojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel, por nuk ka marrë ndonjë argument adekuat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Nuk e shoh të nevojshëm krijimin e Asociacacionit, por jam i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”. Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë. Kurti ka treguar se kur e ka parë propozimin franko-gjerman’ dhe ka thënë që nga atëherë kanë negociuar për arritjen e marrëveshjes. Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, veçanërisht në polici, Kurti tha se nuk pajtohet me gjendjen e tanishme dhe se nuk dëshiron që policët serbë në veri, të zëvendësohen me policë shqiptarë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …