Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të punësimit është shprehur e zhgënjyer me institucionet qendrore të vendit pasi që ato nuk po e diskutojnë më projektligjin për pagën minimale. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka tërhequr vërejtjen se projektligji për pagën minimale nuk ka lëvizë fare, dhe për këtë, fajtor është Qeveria. “Projektligji për pagën minimale ka mbetur aty ku e kanë lënë edhe para 12 vjetësh, ku e kanë lënë në vitin 2011, pasi që Qeveria e Kosovës tentoi që në Parlament në fakt u bë leximi i parë, është pritë që të bëhet edhe leximi i dytë, por nga paaftësia e Qeverisë nuk mund të kalojë. Nëse kanë telashe sepse paga minimale është e lidhur me pagën e veteranëve të luftës, kemi ofruar një zgjidhje për të cilën kemi thënë që punëtorët e sektorit privat të Kosovës të paguhen në bazë të orëve që punojnë dhe jo në bazë të ligjit”, ka thënë për Ekonomia Online, sindikalisti, Jusuf Azemi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …