Duke folur për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka konstatuar se nuk është Kosova që bllokon Serbinë, është gjithmonë Serbia që bllokon Kosovën. “Madje edhe më e keqja, është qartazi një atmosferë urrejtjeje, një ideologji shumë negative ndaj Kosovës nga ky fqinj verior” ka theksuar eurodeputeti, Lukas Mandl. Gjatë intervistës për The Geopost, ai ka theksuar se marrëdhëniet es Kosovës dhe Serbisë mund të rregullohen vetëm me një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. “Shpresoj se do të jetë së shpejti dhe marrëveshja përfundimtare mund të jetë përfundimtare vetëm nëse ka të bëjë me njohjen reciproke në çdo aspekt dhe një kontakt të mirë të bashkëpunimit midis vendeve që janë edhe vende fqinje, kështu që kjo është objektivi dhe çdo gjë tjetër do të ishte shumë pak për t’i shërbyer të ardhmes së mirë në paqe dhe prosperitet dhe liri për të gjithë” ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për The Geopost, eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …