Forcat e armatosura të Polonisë kanë rekrutuar numrin më të madh të ushtarëve që nga viti 2008. Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszcak, ka deklaruar se vetëm gjatë vitit 2022, Polonia ka rekrutuar 13 mijë e 500 ushtar profesionist. Radio Evropa e Lirë njofton se Polonia, e cila kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit, synon të rrisë numrin e forcave të saj të armatosura në 300 mijë ushtarë profesionistë gjatë viteve të ardhshme. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Polonia e ka ndihmuar këtë shtet me armatim, duke dërguar edhe rreth 250 tanke.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …