Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancën e parë për vitin e tanishëm

Kuvendi Komunal i Skenderajt, i kryesuar nga kryesuesja Adelina Spahiu, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunal, asamblistët, shoqëria civile dhe përfaqësues të OSBE-së, sot ka mbajtur seancën e parë për vitin e tanishëm, ku janë diskutuar këto pika të rendit të ditës:

– Shqyrtimi i raportit përfundimtar i buxhetit komunal janar – dhjetor 2022;

– Plani i punës i Kuvendit Komunal për vitin 2023

– Plani i punës i Ekzekutivit të Skenderajt për vitin 2023

– Propozim vendimi për miratimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave në komunën e Skenderajt, dhe

– Raporti i integritetit sipas Planit Komunal të Integritetit.

Pas diskutimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit në pikat e mësipërme, si dhe sqarimeve nga kryetari Nura dhe drejtorët respektiv, të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar.

May be an image of 6 people, people sitting and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …