Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar të hënën një opinion të përbashkët me thirrjen për t’u formuar menjëherë ky asociacion. Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, ka shkruar Rohde në një postim të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …