Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është rikthyer për shqyrtim kësaj radhe Fondacioni gjerman Friderih Elbert Shtiftung. Parashikimet se çka do të jetë Asociacioni për Kosovën janë të ndryshme, prej një si Republikës serbe, te një shoqatë pa fuqi ekzekutive. Fondacioni gjerman FES ka paraqitur një version se si do të mund të ishte ai. Drejtuesit e këtij Fondacioni në prezantimin e tyre thanë se ai është në një linjë me Kushtetutën, ka parasysh shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit serb dhe është në linjë me marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjen e parimeve të vitit 2013. Statutin do ta miratojë Kuvendi i themeluar i Asociacionit, që do të përbëhet nga përfaqësues të zgjedhur të komunave me shumicë serbe, që do të jenë nën kupolën e Asociacionit. Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një Qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në nenin e parë të draft-dokumentit. Po ashtu është paraparë që Kuvendi i Asociacionit mund ta ndryshojë statutin e tij. Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale. Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë mblidhen të ftuarit, për të diskutuar rreth formimit të Asociacionit, pa aprovimin e Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …