Ana Brnabiq

Ana Brnabiq: Nuk po e kuptoj pse organizata gjermane, Friedrich-Ebert-Stiftung po angazhohet për krijimin e Asociacionit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, është cituar të ketë deklaruar se nuk e kupton se pse organizata gjermane, Friedrih-Ebert-Shtiftung  po punon për krijimin e Asociacionit, pasi kompetencat dhe përgjegjësitë e Asociacionit të komunave serbe dihen. Sipas saj, ato janë të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2015. Ato nuk nuk ka të panjohura, ju keni autorizimet e Asociacionit te komunave serbe, kompetencat e Asociacionit të komunave serbe, të cilat janë 22 nëse nuk gaboj, duhet të keni një ekip menaxhues, i cili ekziston dhe që di ta bëjë dhe ai ekipi menaxhues duhet të punojë në Asociacionin e komunave serbe. Faleminderit për ndihmën, faleminderit për përkrahjen, shpresoj të jetë me qëllim të mirë, por sërish kompetencat dhe përgjegjësitë e Asociacionit të komunave serbe dihen, ato janë të përcaktuara në marrëveshjen e vitit 2015, ekipi menaxhues është formuar, nëse nuk gaboj, në vitin 2018 ka filluar të punojë në statutin e Asociacionit të komunave serbe që në vitin 2018.  Kosova apo Prishtina kanë marrë mirënjohje në raportin e progresit nga Brukseli dhe Komisioni Evropian, në përputhje me kompetencat e përcaktuara me marrëveshjen e vitit 2015, ka thënë zonja Brnabiq, duke insistuar që të vazhdohet rruga që është definuar në vitin 2015 dhe 2018 “dhe të punojnë njerëzit të cilët duhet të punojnë në formimin e Asociacionit e komunave serbe në përputhje me autorizimet e përcaktura në marrëveshjen e vitit 21015

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …